What makes muscles grow? – Jeffrey Siegel

What makes muscles grow? - Jeffrey Siegel



Translator: Çlirim Sheremeti
Reviewer: Helena Bedalli Muskujt. Kemi më shumë se 600 prej tyre. Ata përbëjnë ndërmjet 1/3 dhe
1/2 të peshës sonë, dhe së bashku me indet lidhëse, ata na shtrëngojnë së bashku, na mbajnë
të ngritur, dhe na ndihmojnë të lëvizim. Dhe pa marrë parasysh se a
është bodybuilding hobi yt, muskujve ju nevojitet vëmendja
jote konstante sepse mënyra se si ti i trajton
ata në baza ditore përcakton se a do të thahen
apo do të rriten. Le të themi se po qëndron para një dere,
gati për ta hapur. Truri dhe muskujt e tu janë plotësisht të
përgaditur të ndihmojnë ta arrish këtë. Fillimisht, truri yt dërgon një sinjal në
neuronet motorike brenda krahut tënd. Kur e marrin këtë mesazh, ato ndizen, duke i shkaktuar muskujt të tkurren
dhe relaksohen, të cilët tërheqin eshtrat në krahun tënd
dhe gjenerojnë lëvizjen e nevojshme. Sa më e madhe që bëhet sfida,
aq më shumë rritet sinjali i trurit, dhe më shumë njësi motorike mbledh
për të ndihmuar në kryerjen e detyrës. Por çka nëse dera është
e ndërtuar nga hekur i fortë? Në këtë pikë, muskujt e tu të krahut vetëm nuk janë në gjendje që të gjenerojnë
mjaftueshëm tension që ta hapin, kështu që truri yt thërret muskujt
e tjerë për ndihmë. Ti i ngul këmbët, shtrëngon belin,
dhe tendos shpinën, duke gjeneruar mjaftueshëm
forcë për ta hapur. Sistemi yt nervor sapo ka shfrytëzuar
burimet që ti veq i ke, muskujt e tjerë, për të plotësuar kërkesën. Ndërkohë që gjithë kjo
po ndodh, fibrat e tua muskulore kalojnë nëpër
një ndryshim tjetër qelizor. Ndërsa ti i ekspozon në tension,
ato përjetojnë dëm mikroskopik, i cili, në këtë kontekst, është
gjë e mirë. Si reagim, qelizat e dëmtuara lëshojnë
molekula nxitëse që quhen citokine që aktivizojnë sistemin imunitar që
ta rregulloj dëmtimin. Ky është momenti kur magjia e
ndërtimit të muskujve ndodh. Sa më i madh dëmi ndaj indit muskulor, aq më shumë do ti nevojitet
trupit tënd ta riparojë veten. Cikli rezultues i dëmtimit dhe riparimit eventualisht i bën muskujt më
të mëdhenj dhe fuqishëm derisa adaptohen ndaj kërkesave
progresivisht më të mëdha. Përderisa trupat tanë veq janë adaptuar
ndaj shumicës së aktiviteteve ditore, këto në përgjithësi nuk krijojnë
mjaftueshëm tension që të stimulojnë rritje të
re të muskujve. Pra, për të ndërtuar muskuj të ri,
proces ky që quhet hipertrofi, qelizat tona duhet të ekspozohen
ndaj ngarkesave më të mëdha se zakonisht. Në fakt, nëse nuk i ekspozon vazhdimisht
muskujt ndaj ndonjë rezistence, ata do të tkurren, proces ky që njihet si atrofi muskulare. Në kontrast, ekspozimi i muskulit ndaj
një tensioni të shkallës së lartë, sidomos ndërsa muskuli po zgjatet, që gjithashtu quhet tkurrje ekscentrike, gjeneron kushte efektive për rritje të re. Sidoçoftë, muskujt varen në më
shumë sesa vetëm aktivitet fizik për rritje. Pa ushqimin, hormonet, dhe
pushimin e duhur, trupi yt nuk do të ishte kurrë në gjendje
të riparonte fibrat e dëmtuara muskulore. Proteina në dietën tonë
ruan masën muskulore duke mundësuar blloqet ndërtuese
për indet e reja në formën e amino acideve. Konsumimi i mjaftueshëm i proteinave,
së bashku me hormonet natyrale, si hormoni i rritjes dhe
testosteroni, ndihmojnë transformimin e trupit në një
gjendje ku indi është i riparuar e i rritur. Ky proces vital i riparimit kryesisht
ndodh kur ne jemi duke pushuar, sidomos natën kur ne jemi duke fjetur. Gjinia dhe mosha ndikojnë
këtë mekanizëm riparimi, dhe kjo është pse meshkujt e rinj
me më shumë testosteron kanë avantazh në lojën e
ndërtimit të muskujve. Faktorët gjenetikë gjithashtu luajnë rol në
aftësinë e personit për të rritur muskuj. Disa njerëz kanë reaksione imunitare
më të fuqishme ndaj dëmit muskular, dhe janë në gjendje që të riparojnë
dhe zëvendësojnë fibrat muskulare më mirë, duke rritur potencialin e tyre
të rritjes së muskujve. Trupi ju përgjigjet kërkesave
që ti ia vendos. Nëse i shqyen muskujt,
ha në rregull, pushon dhe e përsërit, do të krijosh kushtet që ti bësh muskujt
mundësisht sa më të mëdhenj e fuqishëm. Është me muskujt ashtu si është me jetën: Zhvillimi i kuptimtë kërkon
sfidim dhe tension.

44 comments

  1. Like a pop up book…but genetics do in fact play more of a role, and not even half of people can do this well, if at all. We all have a physical type set.

  2. 3:47 to 3:51

    So Brock Lesnar's T-shirt inscription of (Eat, Sleep, Conquer, Repeat) was simply him telling everyone how to be like him

    Incredibly nice guy Brock

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *